Kryeministri Edi Rama thotë se mbi 164 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.
Shifrat i ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook, teksa shton se përfitimet nga ky bonues kanë nisur që prej Janarit të vitit 2019.
“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 164 mijë fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes nga janari 2019, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.
Qeveria mbështet me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.
Discussion about this post