Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një takim me ish-kryeministrin Sali Berishas.
Ende nuk janë dhënë detaje për takimin mes tyre, megjithatë mendohet se në fokus të bisedimeve janë zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Takimet e vazhdueshme mes Metës dhe Berishës vijnë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njohu si kryetar ligjor të PD-së grupine Enkelejd Alibeajt.
Partia e Lirisë disa ditë më parë ka publikuar edhe listën me emrat për këshilltarët bashkiakë, megjithatë Ilir Meta deklaroi se në fushatë e takimet e kësaj force politike me qytetarët do të kërkojë mbështetjen e tyre për kandidatët e Partisë Demokratike të dalë nga “Primaret”.
Discussion about this post