Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur pas takimit me Sali Berishën në selinë e Partisë Demokratike.
Meta për media tha se takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të tyre, teksa tha se me 15 maj shumica e Bashkive do të jenë të fituara nga opozita.
“Një takim në kuadër të bashkëpunimit tonë e të kësaj aleance të jashtëzakonshme të të gjithëve për ndryshim. Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkive në gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës të bashkuar dhe pa asnjë diskutim e shumica dërrmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë opozitës”, tha Meta.
Discussion about this post