Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro janë në Tepelenë dhe po marrin pjesë në një aktivitet për prezantimin e Lumit Vjosa si Park Kombëtar.
“Vjosa, një Park Kombëtar unik për Shqipërinë po edhe për Europën, i cili e fut vendin tonë në një tjetër kategori të hartës turistike europiane dhe hap një tjetër rrugë të re për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social”, shkruan Rama.
Me vendim të Këshillit të Ministrave dy ditë më parë Vjosa u shpall Park Kombëtar, çka do të thotë se në nuk do të lejohet asnjë lloj ndërtimi që cenon lumin Vjosa. E gjithë sipërfaqja e lumit Vjosa, zona bregore, një pjesë e sipërfaqes tokësore, bashkë me tre degët e lumit Drino, Bënsh, Shushicës është shpallur Park Kombëtar, me një sipërfaqja totale 12 727 hektarë. Shpallja e lumit Vjosa si Park Kombëtar ndihmon ruajtjen e një prej lumenjve të fundit të egër të Europës. Ky status nuk do të mbrojë vetëm lumenjtë, por pritet të kthehet edhe në një burim të ardhurash për zonën.
Nisja e ndërtimit të disa HEC-eve në lumin e Vjosës alarmoi shumë ambientalistë ndërkombëtarë të cilët për shkak të cenimit të lumit nga digat që po ndërtoheshin bëri që të niste një fushatë ndërkombëtare për mbrojtjen e lumit të fundit të egër në Europë. Një zë i fuqishëm ka qenë edhe ai i aktorit të njohur ndërkombëtar, Leonardo di Caprio i cili udhëhoqi fushatën për mbrojtjen e Vjosës dhe disa herë i kërkoi qeverisë që ta shpalltë Park Kombëtar.
Discussion about this post