Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, braziliani Sylvinho, ka publikuar listën e parë të tij me futbollistët e grumbulluar për ndeshjen eliminatore të Europianit që luhet kundër Polonisë në transfertë. Edhe kjo sfidë është e para në eliminatore.

Në listë bien në sy emrat e rinj si Anis Mehmeti, i cili luan me Bristol në Angli apo ish-sulmuesi i Partizanit Jasir Asani, i cili prej pak kohësh është transferuar në Korenë e Jugut. Gjithashtu pjesë e kombëtares do jetë Andri Hadroi, por edhe Jon Mersinaj, të cilët kanë qenë më herët të grumbulluar me kombëtaren, por në ndeshje miqësore.
Sakaq pjesa tjetër e listës është me futbollistë të cilët shpesh kanë qenë pjesë e kuqezinjve, ndërsa rikthehet edhe Taulant Seferi. Për shkak dëmtimesh nuk janë Armando Broja dhe Keidi Bare
Discussion about this post