Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vetëm pak minuta më parë ka mbërritur në Presidencë.
Kurti është pritur nga presidenti Bajram Begaj, ku do të zhvillojnë dhe një takim “kokë më kokë”. Pritet që në këtë takim të diskutohet për marrëveshjen e arritur me Serbinë në Ohër.
Jo vetëm me Begajn, Kurti do të zhvillojë një takim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ndërsa në orën 13.00 me kryeministrin Edi Rama.
Pas takimit me Ramën kryeministri i Kosovës do të takohet dhe me krerët e opozitës.
Discussion about this post