Sot bëhen 26 vite nga tragjedia e Otrantos, ku humbën jetën 81 shqiptarë, shumica gra e fëmijë gjatë tentativës për të mbërritur në Itali.
Në bordin e anijes “Katri i Radës” ishin 142 persona, nga ku 81 humbën jetën dhe vetëm 61 mundën të mbijetonin. Trupat e 23 personave nuk u gjendën kurrë.
Anija shqiptare u mbyt nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos.
Eksodi i madh i shqiptarëve drejt Italisë kishte nisur prej kohësh, por kulmoi në vitin 1997 kur situata në Shqipëri ishte e trazuar.
Autoritetet italiane tentuan sekuestrimin e anijes me emigrantë shqiptarë, por gjatë përpjekjes për ta bllokuar, anija italiane “Sibilla” u përplas me Katrin e Radës” duke e mbytur atë.
Discussion about this post