Monika Kryemadhi, ish kryetare e LSI-së dhe ish Zonja e Parë, bëhet e para politikane shqiptare së cilës i zbulohen llogari bankare të padeklaruara në banka të huaja. Dokumentet e publikuara tregojnë, pagesa të kryera nga biznesmenë rus të naftës me përfituese zonjën Kryemadhi, të cilat ajo nuk i ka deklaruar.

Në kushtet kur zonja Kryemadhi është deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ajo është subjekt i ligjit për “Deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”. Këto dokumente mbërritur përmes postës elektronike në Top Channel tregojnë se Monika Kryemadhi, më 15 shkurt 2017, mori një pagesë prej 5,350 euro nga kompania Holdem. Ndërsa një vit më pas në 23 maj të vitit 2018 një tjetër pagesë prej 13,500 euro po nga Holdem.
Discussion about this post