Një muaj pas aksidentit tragjik në Tempi, sot trenat në Greqi janë vendosur sërish në shina.
Mëngjesin e sotëm ka nisur udhëtimi i linjës hekurudhore Athinë-Selanik, kun ë untinerarin e parë që u nis nga Larisa për në Kalambakë ishte dhe ministri i shtetit dhe përgjegjës për Infrastrukturën dhe Transportin George Gerapetritis.
“Ne kemi përmirësuar nivelin e sigurisë në mënyrë që pasagjerët të ndihen të sigurt dhe të kenë një nivel sigurie që përmbush pritshmëritë e tyre” tha ministri.
Linja e parë e Trenit Hellenic nisi në orën 08:28 nga stacioni i Larisës për në Kalambaka dhe linja e dytë pritet të nisë në orën 10:28 dhe do të kryejë linjën Athinë – Selanik.
Nga nisja e trenave është përlotur presidenti i përkohshëm dhe drejtori menaxhues i Organizatës së hekurudhës, Panagiotis Terezakis, është prekur dukshëm nga rinisja e hekurudhës.
Kujtojmë që një aksident tragjik u shënua rreth një muaj më parë në Tempi, ku një tren me pasagjerë u përplas me atë të mallrave duke lënë të vdekur 57 persona, shumica studentë.
Mes personave që humbën jetën pati edhe shqiptarë, Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas, Klaudia Laton dhe Denis Ruçi.
Discussion about this post