Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë dje nga Këshilli i Europës, për miratimin e rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Daçiç tha se një vendim i tillë është skandaloz dhe i turpshëm.
Ministri serb tha se vendimi shkel të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës
“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për rekomandimin për pranimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është i turpshëm dhe skandaloz. Ky vendim shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës, sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një vendi që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i njohur ndërkombëtarisht. Vendimi paraqet një tjetër dëshmi të kthimit dhe përfundimit të së drejtës ndërkombëtare”, tha Daçiç.
Discussion about this post