Grupi Parlamentar, “Aleanca për Ndryshim”, që drejtohej nga Dashamir Shehi, ndryshon përsëri kryetar grupi. Këtë pozicion e ka marrë Agron Duka, kryetar i PAA-së.
Më herët ky grup parlamentar drejtohej nga Fatmir Mediu. Aleatet kanë rënë dakord që në fillim të sesionit parlamentar në vitin 2021, që ky grup parlamentar që do të drejtohej nga kryetarët e partive të vogla, përkatësisht për secilin vit; Fatmir Mediu, pasoi me Dashamir Shehun, me pas Agron Duka dhe Vangjel Dulen.
Arsyeja e ndryshimit të Kryetarit të Grupit Parlamentar, lidhet edhe me qëndrimet e Dashamir Shehit, i cili nuk merr pjese në mbledhjet e Grupit Parlamentar te PD-se, po ashtu nuk është pjesë e Federata e Opozitës së Bashkuar.
Sakaq, Dashamir Shehi duke mbajtur qëndrimet e tij në mbledhjet e institucioneve të Kuvendit të Shqipërisë (Konferenca e Kryetareve etj) ka dalë edhe kundër linjës se PD-së së Rithemelimit. Nisur nga këto arsye, ka pasur një dakordësi mes palëve, që Dashamir Shehi të dorëhiqej dhe vendin e tij ta merrte Agron Duka.
Discussion about this post