Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. Shkak është bërë fakti se cili nga anëtarët do të merrte fjalën. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka debatuar me deputetin Petro Koçi.
Vokshi: Në asnjë rast plani nuk miratohet pa marrë ende provat. Ne kemi kërkuar ngritjen e komisionit, kemi një objekt të komisionit, kemi bërë planin paraprak, pra si do të hetohet sipas kërkesës së opozitës. Niset me kërkesat për informacion më pas kalohet plani. Ju keni depozituar një plan krejt ndryshe nga ai parapraku, do ta lexojmë dhe diskutojmë dhe është edhe pjesë e rendit të ditës. Petro mos e ngri zërin me mua dhe asnjë koleg ke vepruar në mënyrë të turpshme në mbledhjen e kaluar. Lëri zhurmuesit. Zhurmueset t’ia lënë Rai 3 jo këtu. Unë jam mbi palët këtu!
KOMISIONI
Deri në nisje të punës së këtij komisioni që do të hetojë koncesionet dhe PPP e dhëna për shëndetësinë, mes tyre check-up-i, ka pasur debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës.
Kujtojmë se dje në një dalje për mediat, kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi akuzoi socialistët se po bllokojnë punimet dhe po bëhen pengesë për miratimin e kërkesave për informacion, drejtuar institucioneve.
Discussion about this post