Teksa pritet që të shpallet sot fituesi i projekt-idesë arkitekturore për “Expo Albania”, kryeministri Edi Rama theksoi se tashmë Shqipëria ndodhet në një fazë të re zhvillimi.
Kreu i qeverisë shqiptare pohoi se Shqipëria nevojë që të ecë përpara dhe të rrisë stekën e ambicieve.
“Sot jemi në një fazë të re zhvillimi. Kontributi i arkitektëve është i jashtëzakonshëm.
Ky konkurs ka si qëllim përzgjedhjen e projektit më të mirë, sepse jam i bindur se projektet janë shumë të mira. Ky është një moment mjaft i mirëseardhur për të ngritur këtë qendër ekspozimi ku mund të ndodhin të gjitha këto organizime. Disa vite më parë do të kishte qenë e parakohshme të investoje në këtë infrastrukturë. Por kjo është një nga ato shumë gjërat që Shqipëria ka nevoje që të ecë përpara, që të rrisë stekën e ambicies së saj. Dua të përshëndes në mënyrë të posaçme një nga të parët konkurrent në këto konkurse ndërkombëtare, një arkitekt i jashtëzakonshëm, që kthehet në Shqipëri si gjykatës.”, tha Rama.
Discussion about this post