Po mbahet sot mbledhja në komisionin hetimor për PPP në Shëndetësi.
Kryetarja Albana Vokshi ka akuzuar anëtarët e mashorancën në komision, se po paguhen nga paratë e përfituara nga sterilizimet që të pengojnë punën në komision.
“Po bëhet një muaj që presin shkresat për kërkesë për informacion. A keni turp ju apo jo. Duhet të ndihemi të turpëruar se po paguhen energji, para të taksapaguesve që kemi ardhur këtu për të hetuar. Paratë e sterilizimit po vijojnë që të paguajnë që ky komision të pengojë hetimin”, tha ajo.
Discussion about this post