Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të piktorit Avni Delvina. Në foton e piktorit Delvina thuhet se “një njeri mund të vrasë një lule, dy lule, por nuk mund ta ndalë dot pranverën”.
Nisur nga kjo shprehje, Meta shprehet se edhe për PL pranvera nuk ndalet. Meta kujton se nesër në orën 10:00 do të mbahet Konventa Historike Kombëtare për 5 prioritetet, ndër të tjera atë për 4 milionë shqiptarë plus.
Postimi i kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:
Pranvera nuk ndalet!
Nesër në ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve mbledhim Konventën historike Kombëtare për 5 prioritetet për 4 milion shqiptarë plus!
Discussion about this post