Debat i ashpër ka shpërthyer në studion e Grida Dumës ku po diskutohet skandali me mikrokreditë dhe a kishte mundësi Banka e Shqipërisë t’i ndalonte. Ka qenë deputeti soclialist Eduard Shalsi i cili tha se kanë bërë më herët një dëgjesë me Guvernatorin e BSH, Genc Sejko për të parë se çfarë mund të përmirësonin dhe shton se përmasat nuk janë ato që thuhen.
I pyetur nga Grdita Duam se sa janë, ai nuk ka patur një përgjigje.
Shalsi vazhdoi duke thënë se “Ata që marrin kredi është një shtresë me të ardhura të ulëta që nuk i kupton mirë, duhet të bëhet punë edukuese. Nga padija e tyre, ndodhën këto.”
Në këto momente ka ndërhyrë deputeti Shehaj i cili e vuri me shpatulla pas murit ku i tregoi një fotografi ku shihet se si dy ditë para Komisionit të Ekonomisë ku Sejko do reportonte, ishte ulur në kafe me Shalsin.
Shehaj vazhdon duke thënë se dy ditë para deputeti socialist, kryetari i komisionit bisedoi me Gurvernatorin e BSH, Genc Sejkto për ta mësuar se si të dilte mirë në Komisionin e Ekonomisë.
Teksa flitej për skandalin me mikrokreditë, debati ka agravuar dhe Shalsi dhe e Shehaj kanë shpërthyer në etiketime ndaj njëri-tjetrit.
Shalsi – Sejko
Shehaj: Po gënjen… thotë ishte mashtrues ai që vrau veten
Shalsi: Uaa, nuk besoj që pacipëria jote do arrinte në këtë pikë! I kam shmangur debatet me tipa si ky që duken si hijena që duan të përfitojnë….
Shehaj: Është turp, përgjegjësin e ka ngjitur, ai merret me atë që ka vrarë veten
Shalsi: Nuk mund të shkojë masa e interesave të vonuara dhe penaliteteve më shumë se 30%. Duhet ta kishim marrë këtë masë që në vitin 2010, 2012, 2015. E pe çfarë bëtë dje me kryeprokurorin. Ndryshe nga ty, unë vijë nga një eksperiencë e gjatë bankare. Vetëm për historitë e mikrokredive, kemi bërë mbi dhjetëra takime. E kam bërë këtë që mos të bëj hijenën.
Shehaj: Kush e ka fajin? Kush ka përgjegjësi?
Shalsi: Çfarë lloji mikrkoredie që duhet të japin, ka një proces që po e ndjek kryeprokurorja. Çfarë bëjmë ne si ligjvënës? Po nuk morëm masa si kjo që morëm. Morëm dy masa. Vendosëm kufizim. Mori një masë për mbrojtjen e veçantë të konsumatorit. Çfarë duhet të përmirësojmë ne për konsumatorin. Ajo që po ndodh tani, është pikërisht, duke kuptuar masat e problemit. Ankesat zyrtare në bankën e Shqipërisë, sot kanë shkuar 70-80.
Shehaj: Ka me mijëra çështje në për gjykata. Kjo është për të vënë duart në kokë.
Shalsi: E para, duhet të kuptojmë që mikrokreditë kanë investuar në Shqipëri, por gjatë 10 viteve të fundit, janë shtuar shumë në volum. Me kalimin e viteve, u shfaqën dhe kreditë e këqija. Ishte dhe koha kur dolën në pah problemet e sistemit. Çështja e përmbaruesve është një çështje që duhet të sqarohet pa klithma. Unë jam politikan, por që kam propozime konkrete. Nga njëra anë ke privilegjin e të zgjedhurit, për t’i dhënë zgjidhje qytetarit, nga njëra anë sillesh si thashethemexhi. Sa është numri i qytetarëve që kanë marrë mikrokredi?
Shehaj: Ai zotëria ka një nga rolet më të rëndësishme në Bankën e Shqipërisë dhe më thonë mua sa janë. Ajo mësuesja në Vlorë, 7 milionë lekë. Fillova një gjyq, mora dhe një avokat… Vrau veten një njeri dhe këta thonë iku.
Shalsi: Hapi një parti Agron Shehaj dhe do të marrë njerëz. Ka tre vjet që nuk vjen në komisionin e financave.
Shehaj: Çdo gjë që po ndodh pas, sepse kjo është një skemë që ka prej vitesh. SPAK-u veproi dhe këta lëvizën shpejt. Filluan të shqetësoheshin. Vodhën sa vodhën, i kapi SPAK-u, ndërhyri SPAK-u…
Shalsi: Kush vodhi?
Shehaj: Kush i mori paratë? Kush ta mbylli gojën ty në komision për katër vite?
Shalsi: Je i paturpshëm. Është guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Shehaj: Vijnë këtu në studio tani, bashkë me atë që e qepi se nuk e zë gjumi.
Shalsi: Shi sa i paturpshëm je, si flet kshu o burrë. Sapo futi në gojën e FMN-së, diçka që nuk e ka thënë.
Discussion about this post