Nga mëngjesi i sotëm akrepat kanë shkuar 1 orë përpara duke kaluar nga ora dimërore në atë verore.
Ndryshimi bvëhet për të shfrytëzuar dritën e diellit, ndërsa dita është më e gjatë. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.
Në pranverë, e gjithë Europa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.
Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.
Discussion about this post