Të paktën 40 makina janë përplasur në një aksident zinxhir në Hungari, duke shkaktuar dhjetra të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Policia tha se aksidenti ndodhi në autostradën M1, rreth 25 kilometra në perëndim të Budapestit, ku u përfshinë 5 trajlera dhe 37 makina të vogla. Nga përplasja e fortë 19 prej makinave shpërthyen në flakë dhe u dogjën plotësisht.
Sipas informacionit të policisë, 36 persona mbetën të plagosur, 1 në gjendje kritike dhe 13 të tjerë me dëmtime serioze.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje mbërritën dhjetra ambulanca dhe zjarrfikëse për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.
Discussion about this post