Një aksident me pasojë plagosjen e një 60-vjeçari ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të tregut të Orizit në qytetin e Vlorës.
Një aksident me pasojë plagosjen e një 60-vjeçari ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të tregut të Orizit në qytetin e Vlorës.
Ai po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga 19-vjeçari, i cili po drejtonte një automjet tip ‘Toyota’ me targat AA890HC. 60-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku është në gjendje të rëndë për jetën.
“Më datë 23.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, shtetasi G. J., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar çiklistin shtetasin J. K., 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonale Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.
tv6+1vlora
Discussion about this post