Një 60-vjeçar shqiptar është mes viktimave si pasojë e aksidentit tragjik të shënuar në tempi të Larisë, ku një tren me pasagjerë u përplas me atë të mallrave.
Bëhet me dije se shqiptari që ka ndërruar jetë është Pavlin Bozo, i cili punonte në tren në bar/bufe.
Nga ky aksident i rëndë kanë ndërruar jetë 47 persona, dhjetra të tjerë janë të plagosur, ndërsa dhjetra të tjerë kan mbetur të plagosur.
Ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën pasi disa janë ende të bllokuar në tren. Më herët mInistria e Jashtme ka njoftuar se 8 shqiptarë të tjerë ishin në tren, por që fatmirësisht kishin marrë dëmtime të lehta.
Aksidenti u shënua dy ditë më parë dhe dyshohet se shkak ka qenë gabimi i shefit të trenti në Larisë, i cili la që të dy trenat të lëviznin në një binar.
Discussion about this post