Deputeti demokrat Arbi Agalliu tha se akti normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit shkakton abuzime, kjo për shkak se ka kompani që kanë kryer punime para miratimit të aktit duke përballuar kostot e rritura.
Ndërkohë, Agalliu shprehet se ka kompani të tjera që nuk i kanë kryer punimet, kanë shkelur afatin kohor të kontratës dhe do të kompensohen.
“Mund të shkaktojë abuzime dhe trajtim jo të barabartë, pasi disa kanë kryer punime para aktit duke përballuar edhe rritje të kostove, disa të tjera nuk kanë kryer punime, duke shkelur grafikun kohor të kontratës. Ata që kanë kryer punime s’do marrin kompensim, ata që se kanë respektuar kontratën do kompensohen.
tv6+1vlora
Discussion about this post