Është prezantuar zyrtarish Altin Dumani si drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
Dumani ka mbajtur edhe fjalën ku preZent ishte kryteari i KLB, Alfred Balla dhe ish-kreu i SPAK, Arben Kraja.
Dumani falenderoj Krajën për punën e bërë duke thënë se ka lënë një prokurori në funksion. Ai ndër të tjera u shpreh se është gati të përballet me krimin e organizuar dhe korrupsionin duke thënë se do dënohen të gjithë pavarësisht pozitës që kanë.
“Besimin që më dhatë do ta përdor në funksion për tu përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Falenderim të veçantë për Krajën. Të gjithë e dimë sa e vështirë është të ndërtosh shtëpi të re nga themeli. Sot falë kontributit tuaj të çmuar kemi një prokurori funksionale me bilanc pozitiv.
Pas këtyre 3 viteve SPAK do kalojë tashmë në një fazë tjetër e që është ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të cdo niveli si dhe krimit të organizuar. Inkurajoj e nxis secilin prej jush që të gjithë të demonstrojmë si një skuadër e vetme se jemi të aftë të procedojmë penalisht cdo shkelës ligji pavarësisht pozitës së tij, të mos harrojmë detyrën që të kemi një SPAK ku publiku të ketë besim.
Unë do jem në krahun tuaj për sfidat që na presin duke hetuar bashkë me ju e duke krijuarn kushtet të ushtroni funksionet të pandikuar nga askush por duke qenë bvesnik vetëm te ligji” tha Dumani.
Kush është Altin Dumani?
Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës dhe është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task-Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë
Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Altin Dumani bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.
Vite më parë kur u pyet se pse vendosi që të jetë pjesë e SPAK, Dumani u përgjigj duke thënë se ka lënë mënjanë komoditetin e Prokurorisë së Apelit dhe do t’i përkushtohet luftës ndaj krimit.
Altin Dumani ka mbajtur dhe detyrën e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke zëvendësuar Arben Krajën në periudhat kur ai largohej me detyrë jashtë vendit. Dumani është prokurori i cili udhëhoqi operacionin që çoi në pranga 13 persona në vitin 2021 – mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujës Enkeleda Hoxha.
Po ashtu, Altin Dumani është dhe një nga bashkëdrejtuesit e operacionit “Plumbi i artë”, ku në bashkëpunim me Policinë e Shtetit u krye arrestimi i 16 bosëve të krimit dhe ushtarëve të tyre. Ndërkohë, 14 kriminelë të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ata u zbuluan pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. Ka qenë pikërisht prokurori Altin Dumani që ka zbërthyer vrasësin dhe autorin e disa ngjarjeve krimianle, që të bëhen “pentito” dhe të rrëfente porositësit. Në një rast, ai tregoi se një bos i krimit i kishte ofruar 500 mijë euro për të vrarë një rival.
Discussion about this post