Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Mësohet se Kim do të zhvillojë takimin e parë me drejtueisn e ri të SPAK, Altin Dumani. Ambasdorja pritet të urojë Dumanin për punën e re si dhe për të inkurajuar për të vazhduar për të goditur korrupsionin në institucionet e larta ashtu edhe politikanët dhe për të shprehur mbështetjen e SHBA për SPAK.
Kujtojmë që Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) me 5 vota pro të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Dumani do të jetë në krye të SPAK për 3 vjet pa të drejtë rizgjedhje. Dumani zëvendëson në këtë detyrë, Arben Krajën. Ai ka marrë këtë detyrë më 19 dhjetor.
Discussion about this post