Bashkimi Europian shpreh shqetësimin për draftin e amnistisë fiskale që ka planifikuar qeveria.
Në një reagim për gazetarët, BE i konsideron serioze këto shqetësime për draftin aktual.
“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me strukturat përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”, thuhet në deklaratën e BE-së.
Reagimi i Bashkimit Europian vjen pas takimit që përfaqësues të qeverisë dhe mazhorancës socialiste patën me ambasadorët e BE-së, SHBA-së dhe Britanisë ditën e sotme.
Një ditë më parë Kryeministri Rama deklaroi se qeveria nuk është tërhequr nga amnistia fiskale për të formalizuar kursimet e emigrantëve shqiptarë të cilët kanë punuar në të zezë.
tv6+1vlora
Discussion about this post