Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë konferencës për shtyp mbi ecurinë e deritanishme të ekonomisë është pyetur në lidhje me aministinë fiskale. Ministrja u shpreh se amnistia fiskale nuk mund të legalizojë ndërtimet e paligjshme.
“Ne kemi qenë shumë të qartë në qëllimin e amnistisë fiskale dhe penale. Në fund të vitit të kaluar qeveria shqiptare ndërmori një pyetësor të gjerë i cili iu drejtua gjithë popullatës. Pjesa më e madhe e saj, mbi 60% u shpreh se ishin pro amnistisë fiskale dhe penale me qëllim legalizimin e të ardhurave të emigrantëve. Ligji shqiptar është një ligj që vepron në Shqipëri dhe nuk ka ekstraterritorialitet. Është një ligj që vepron brenda kufijve të Shqipërisë dhe ky ligj do të aplikohet për të gjithë qytetarët shqiptarë. Sa i përket amnistisë fiskale, a do të legalizojë burime, apo a ka lidhje me konfiskimet që po kryhen tani… Nuk mund të ketë legalizime të një ndërtimi të paligjshëm. Pra nuk ka për qëllim, ju e dini mirë që amnistia fiskale ka filluar si proces diskutimi shumë kohë më parë, shumë kohë përpara se të ndërmerreshin nismat e fundit ligjore”, u shpreh Ibrahimaj.
Ministrja Ibrahimaj tha ndër të tjera se Bordet e Transparencës kanë respektuar aktin normativ dhe do të vijojnë të jenë aktiv deri sa të jetë kjo situatë.
tv6+1vlora
Discussion about this post