Kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me ambasadorët e akredituar në Shqipëri me të cilët do të diskutojë për amnistinë fiskale.
Takimi i sotëm do të jetë për të informuar ambasadorët për draftin e amnistisë që është hedhur për konsultim. Takimi zhvillohet në vilën qeveritare.
Shumë vende të BE-së janë shprehur kundër amnistisë fiskale. Por Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur për ta çuar përpara këtë nismë. Vetëm një ditë më parë Rama tha se amnistia fiskale do të miratohet dhe se qeveria nuk është tërhequr, por është në fazën e konsultimeve.
Kryeministri ka theksuar se amnistia fiskale nuk do të formalizojë paratë e fituara nga veprimtari kriminale, por kursimet e emigrantëve shqiptarë në botë të cilët kanë punuar “në të zezë” apo të pasiguruar.
tv6+1vlora
Discussion about this post