Anija “Libra” po udhëton drejt brigjeve të Shqipërisë, ka njoftuar së fundmi La Repubblica. Në bordin e anijes janë vetëm 8 emigrantë të cilët do të akomodohen në kampin e Gjadrit në Shëngjin për të vazhduar më pas me procedurat e azil kërkimit.
Anija ushtarake ka kapacitet për transportimin e 200 personave por vetëm 8 prej tyre mund t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare. Qindra emigrantë i janë nënshtruar disa kontrolleve për përmbushjen e objektivit për të transportuar 60-70 emigrantë, por vetëm 8 prej tyre kanë mundur të përmbushin kriteret për tu transferuar në qendrat e pritjes në Shqipëri.
Kjo ngarkesë e parashikuar pritej të arrinte në brigjet tona këtë të hënë ndërsa mediat e huaja raportojnë se ngarkesa është vonuar për shkak të kushteve atmosferike dhe disa operacioneve të fundit të kryera në ujërat e Mesdheut.
Discussion about this post