Ish-kryeminsitri Sali Berisha në fjalimin e përditshëm nga dritarja e shtëpisë ku po vuan masën “arrest shtëpie” prej dhjetorit të 2023 ka falenderuar mbështetësit që edhe pse në temperatura rekord dolën sot në protestë.
Berisha theksoi dhe njëherë se Partinë Demokratike dhe demokratët nuk ka asgjë që i ndal kudër këtij regjimi që në 8 vite shpopulloi Shqipërinë.
“Sot ju përsëri protestuat para bashkisë në kushtet më të vështira. Por asgjë nuk u ndali ju pa protestën e mosbindjes civile për një kauzë të drejtë për çdo qytetar shqiptar. Por e vërteta është për një kauzë të drejtë për çdo qytetar evropian dhe çdo qytetar të lirë në botë. Miqtë e mi, ju duhet ta dini se çdo ditë që ju qëndroni me sakrifica kundër këtij regjimi, u lartëson ju në rolin e misionarit të vërtetë. Në rolin e vizionarit, në rolin e luftëtarit të pamposhtur që mbron një kauzë më të drejtë dhe më themelore të njeriut. Mbron kauzën e lirisë! Që mbron interesat e tij dhe të bashkëqytetarëve, bashkëkombasve nga një regjim i cili me fytyrën e tij të zezë, me politikat që ka ndjekur, është dëshmuar regjimi më i pamëshirë ndaj kombit shqiptar. Regjimi që në 8 vite shpopulloi, zhbëri Shqipërinë si asnjë pushtim tjetër apo asnjë epidemi tjetër në historinë e saj,” tha Berisha
Discussion about this post