Author: Gazetar 6Plus1 Vlora

Shqiptarët kremtojnë sot Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë, një nga datat më të shenjta të kombit, ku përkujtohet ngritja e flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912. Mesazheve t% urimit iu është bashkuar dhe kreu i PL-së, Ilir Meta. Përmes një mesazhi Meta thekson se “përulemi me respekt dhe nderim të thellë para veprës së pavdekshme të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit, që me qëndresë, sakrifica sublime dhe vizion mbrojtën identitetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar.”. MESAZHI I METES🇦🇱 Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit më përbashkues, më të shenjtë dhe më…

Read More

Ngjarjet e mëdha dhe të rëndësishme për popujt dhe kombet prodhojnë gjithmonë histori, analizë, biseda dhe debat. Rishqyrtimi apo riciklimi i këtyre ngjarjeve mbetet aktual atëherë kur dhe ngjarja rivjen në vëmendjen e popujve në mënyrë ciklike, për shkak të festimit të tyre si të rëndësishme për komunitetin. Të tilla kanë qenë dhe janë dy datat e rëndësishme të historisë moderne për shqiptarët, 28 dhe 29 nëntori. Në rastin e 28 nëntorit, shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, tri janë diskutimet që zhvillohen, pavarësisht se nuk kemi në zotërim privat apo publik subjektet e tyre: çështja e flamurit të pavarësisë, kush…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimin e saj për festën e 28 Nëntorit, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj date për kombin shqiptar. Në mesazhin e saj, Osmani tha se Dita e Flamurit, e Pavarësisë së Shqipërisë, e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e daljes së parë publike të UÇK-së, janë katër ngjarje që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare. “Nga Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim. Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj,…

Read More

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, delegacioni përcolli urimet e tij për këtë ditë të rëndësishme historike. “Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri! Gëzuar Ditën e Pavarësisë!” thuhet në urimin e shoqëruar me flamurin shqiptar. Përmes këtij mesazhi, Delegacioni i BE-së shprehu mbështetjen dhe urimet e përzemërta për shqiptarët, duke i uruar festa të gëzuara në këtë ditë simbol të shtetësisë dhe identitetit kombëtar. MESAZHI: Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri!Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ju uron festa të…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, ditën e Flamurit Kombëtar, duke përkujtuar shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Bej Vlora në Vlorë. Në mesazhin e tij, Berisha thekson se sot nderohet edhe 113-vjetori i Pavarësisë, si dhe heronjtë që sakrifikuan jetën për liri dhe dinjitet kombëtar. Berisha shpreh gjithashtu shqetësimin e tij për gjendjen aktuale të vendit, duke e cilësuar qeverisjen e Edi Ramës si një “narkoshtet” dhe duke përmendur emigrimin masiv të shqiptarëve gjatë dhjetë viteve të fundit, si dhe sfidat demografike të vendit. Ai fton shqiptarët që të frymëzohen nga kjo ditë…

Read More

Në ditën e kremtimit të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka shprehur urimet e saj për vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, NATO ka publikuar pamjet e një ushtari të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të uruar Ditën e Pavarësisë. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga 1 prilli 2009, duke u bashkuar pas një historie angazhimi me aleancën që filloi në vitin 1992

Read More

Në pikën kufitare të Kapshticës po regjistrohet një fluks i shtuar i automjeteve, pasi dhjetra drejtues po udhëtojnë drejt Greqisë në këtë ditë feste dhe fundjavë. Sipas informacioneve, pala shqiptare po operon me tre sportele në dalje, ndërsa pala greke funksionon me sistemin e ri, i cili herë pas here përballet me probleme, gjë që ka shkaktuar vonesa dhe radhë. Automjetet po presin në radhë për të kaluar kufirin. Nga ana tjetër, pala shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me homologët grekë për të marrë masa që të shmanget pritja e gjatë dhe të ulet fluksi i qarkullimit.

Read More

E gjithë shqiptaria sot ka festë! Teksa sot shënojnë plot 113 vite nga data e shpalljes së Pavarësisë, në Tiranë janë organizuar një sërë aktivitetesh festive. Në sheshin Skëndërbej u mbajt një ceremoni simbolike e ngritjes së flamurit, ku të pranishëm ishin zyrtarë të bashkisë së qytetit dhe jo vetëm. Në ceremoni mbajti fjalën kryetarja e komanduar, Anuela Ristani, e cila theksoi se kjo është një ditë e shenjtë për shqiptarët. Ndërkohë, ceremoni festive është dhe në zonën e Pazarit të Tiranës.

Read More

Për 22 familjet e komunitet romë në Sarandë në kordinim me DPRMSH ditën e djeshme erdhën 22 çadra dhe artikujt e nevojshëm për kompletim e tyre. Në bazë të kërkesave të bashkive për ditën e sotme priten 20 efektivë nga FA në bashkinë Delvinë si dhe 2 mjete vetëshkarkuese dhe 1 fadrom në bashkinë Finiq. Forcat e armatosura, qëndra opracionale lëvizëse AKMC dhe efektivët e AKMC u larguan ditën e djeshme me drejtim të Mbrostar Fier për problematikat e Lumit Seman.

Read More