Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në Grupin Parlamentar të demokratëve, por në leximin e shkresës Lindita Nikolla ka lënë mënjanë pikën ku flitet për Sali Berishën.
Kjo kërkesë e Bardhit ka ardhur pasi në 2021 kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përjashtoi nga Grupi Parlamentar i Partisë Demikratike ish-kryeministrin Berisha.
Në mbështetje të kërkesës së Bardhit ka dalë edhe deputeti Edmond Spaho i cili i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, që të bëjë punën e saj dhe të njoftojë se Berisha është pjesë e grupit të demokratëve.
Spaho: Ju detyron të njoftoni që Berisha është pjesë e grupit, ca keni ju me vendimet e grupit të PD. Është përgjegjësia jonë të pranojmë në grup ose jo. Ku e gjeni ju të drejtën të merrni vendime të tilla.
Nikolla: Futet me vendim partie në grup.
Gjithashtu, gjatë kësaj seance një tjetër kërkesë e Bardhit nuk është miratuar. Deputeti demokrat kishte kërkuar mocion me debat për emisionin Rai3 për Shqqipërinë, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Nikolla.
Discussion about this post