Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit deklaroi se falë amnistisë penale do të lirohen dhe të korruptuarit.
Ai tha se mes tyre është dhe ish-sekretarja e përgjithshme e Shëndetësisë.
“Amnistia nuk përfshin protestuesit masivisiht e opozitës të akuzuar për nenin 236/2 kundërshtim i punonjësve të policisë. Propozimi prek vetëm nenin 236/1. Asnjë opozitar nuk përfiton, përfitojnë zyrtarët e korruptuar. Është e qartë se ky pazar i ulët është një pazar anti-drejtësi, një pazar anti-SPAK, përfitojnë të korruptuarit, dënohen dhe përjashtohen nga përfitimi ata që janë ngritur kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit duke përfshirë zyrtarë të lartë të çështjeve që gjoja janë nën hetim parlamentar siç është ish-sekretarja e përgjithshme e shëndetësisë.”, tha Basha.
Ndërkohë, pas kësaj deklarate ka replikuar Manja. Ai tha se Basha po e lexon ligjin mbrapsht.
“Me këtë që sapo tha z.Basha i paska thënë lamtumirë zanatit të juristit. Kur e lexon ligjin, e lexon mbrapsht. Mos e merrni seriozisht. Ju ftoj që kur të vijë debati për ligjin e amnistisë të bëjë propozimet e veta dhe të njihet me risitë e amnistisë. Të thuash po lirohen të dënuarit nga GJKKO, duhet të jemi pak serioz. Gjithçka ka një limit.”, tha ai.
Discussion about this post