Këshilli Evropian miratoi zyrtarisht paketën e gjashtë të sanksioneve ekonomike dhe individuale kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.
“Me paketën e sotme, ne po rrisim kufijtë e aftësisë së Kremlinit për të financuar luftën duke vendosur sanksione të mëtejshme ekonomike . Ne ndalojmë importimin e naftës ruse në BE dhe me këtë kemi shkurtuar një burim masiv të ardhurash për Rusinë. Ne përjashtojmë bankat më të rëndësishme ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift dhe sanksionojmë ata që janë përgjegjës për mizoritë që ndodhën në Bucha dhe Mariupol . Së fundi, ne ndalojmë më shumë aktorë të dezinformimit që kontribuojnë në mënyrë aktive në propagandën e luftës të Presidentit Putin”, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.
tv6+1vlora
Discussion about this post