Ky vinxh gjigand ne mes te qytetit vendos ne rrezik serioz jeten jo vetem te banoreve te zones, por edhe te shume kalimtareve qe kalojne ne kete zone, ne cdo ore te dites dhe nates. Babezia e firmave te ndertimit nuk pyet as kur behet fjale per jete njerezore, pasi mendon me shume per perfitimet vetjake.
Nje kaos total ne mes te dites me diell dhe ne mes te qytetit. Nga njera ane vixh gjigand, nga ana tjeter betoniere. Nje terror i mirefillte ne mes te qytetit, ne mes te njerezve dhe ne nje zone ku aktiviteti i perditshem eshte intensiv, pasi aty gejndet institucione te rendesishme shendetesore por qe kane lidhje te drjetperdrejt me sherbime te ndryshme te qytetareve.
Ky eshte kaos ne mes te qytetit. Rruge te zena nga betonieret dhe nje vinxh gjigand mbi kokat e njerezve.
Ne fakt kane qene dhjetra ankesa te mberritura ne TV6+1Vlora per kete ndertim te shemtuar dhe te rrezikshem ne mes te qytetit. Ankesat jo vetem nga banoret qe jetojne dhe punojne ne kete territor por edhe nga qytetare qe shetisin ne kete zone ne qender te qytetit, te cilet bezdisen dhe shqetesohen nga katraura e krijuar nga kjo firme ndertimi ne kete territor.
Por problemi eshte me i thelle se kaq. Edhe disa kohe me pare banoret qe jetojne ne kodren siper kuzum babase, jane ankuar se nga kantieri i hapur nga kjo firme ndertimi rrezikohet shkarja e dherave dhe rrjedhimisht edhe shembja e banesave gje qe do te ishte nje katastrofe.
Firma e ndertimit nuk pyet as per urbanistike, as per sigurine e qytetareve, por vetem per interesin dhe xhepin e saj. E ndersa ka krijuar nje terror psikologjik dhe jo vetem kaq tek banoret ne mes te qytetit. Rreziku eshte prezent dhe evident, nga njera ane vinxhi, e nga ana tjeter shkarja e dherave, per shkak se firma ka derryer edhe kodren.
Ka ardhur koha qe keto katrahura urbanistike qe krijohen nga firmat e papergjegjshme te ndertimit te marrin fund dhe te vendoset rregull dhe disipline urbanistike e mbi te gjitha te punohet brenda nje standarti sigurie, duke mos cenuar jeten dhe pronen e qytetareve.
https://www.facebook.com/6plus1vloratelevizion/videos/1846702062200654
tv6+1vlora
Discussion about this post