“Zgjedhja e ditës së sotme për vizitën e kryeministrit shqiptar në Athinë nuk është e rastësishme”, thotë Fredi Beleri në mesazhin e tij nga Burgu i Fierit, duke akuzuar kryeministrin shqiptar se dëshiron të provokojë.
Në mesazhin e tij, kandidati për eurodeputet i Partisë Demokracia e Re në Greqi dhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës tregon se sot bëhet pikërisht një vit nga arrestimi i tij.
Sipas tij, Rama zgjodhi këtë ditë pasi e ka shqetësuar nominimi i tij.
“Ai dëshiron të provokojë Greqinë, të bëjë një shfaqje force brenda Shqipërisë dhe të ulë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do t’ia dalë. Askush nuk mund të luajë me krenarinë dhe dinjitetin e helenizmit”, përfundon mesazhi i Fredi Beleri.
Discussion about this post