Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi kryetarët e degëve këtë të shtunë. Ai u tha se PD ka 44 mijë luftëtarë të cilët iu përgjigjën në çdo kohë kësaj force politike. Ai u shpreh se këta mbështetës duhet që të mobilizohen dhe motivohen. Berisha kërkoi nga kryetarët e degëve që të krijohet një front i zgjeruar opozitar në të gjithë vendin.
“Kemi 44 mijë luftëtarë të cilët u konfirmuan. Na u përgjigjen në çdo kohë. 44 mijë luftëtarë është një pakicë që mund të kryejë me sukses, mund të udhëheqë një lëvizje të fuqishme shpëtimtare për Shqipërinë. Këta 44 mijë luftëtarë të arrijmë t’i mobilizojmë dhe motivojmë. Të zgjerohet fronti. Kemi të bëjmë me një parti shtet dhe ajo përmbyset me një front opozitar. Duhet të ecim me krijimin e tij në të gjithë vendin, kudo. Përballë kemi një armik të egër i cili me vendosjen e monizmit paraqitet për demokracinë armiku më i rrezikshëm pas Enver Hoxhës. Ky është Edi Rama”, u shpreh Berisha.
Sipas kryetarit të PD, pakënaqësia dhe revolta e njerëzve është shumë e madhe. Prandaj shtoi se detyra e selisë blu është që t’i tërheqë ata drejt veprimtarisë së PD.
“Orbita e pakënaqësisë dhe njerëzve të revoltuar është shumë e madhe. Detyra jonë është të aktivizojmë, t’i tërheqim ata në veprimin tonë. Të bëjmë gjithçka për të vendosur bashkëpunimin me ta. Të bëjmë gjithçka për të identifikuar çdo organizatë, çdo grup interesi”, u shpreh Berisha.
Sipas Berishës, demokratët nuk duhet të presin që t’u vijë ndihmë. Kjo, sipas tij do të ishte mashtrim dhe gënjim i vetvetes.
Kreu i PD tha gjithashtu se sot vendi ndodhet në një situatë shumë më të vështirë se në vitin 1991. Ai shtoi se Rama dhe PS-ja kanë në dorë të gjitha pushtetet.
“Ne jemi në situatë shumë më të vështirë se sa në vitin 1991. Pse ua them këtë? Në vitin 1991 kishim një regjim komunist, por ajo ishte një rrokullisje botërore. Komunizmi nuk ra në Shqipëri në fillim. Sot kemi regjim monist, kemi regjim 100% monist siç ishte në vitin 1991. Pa asnjë dallim. Përkundrazi edhe më monist se në ’91. Sot të gjitha pushtetet, pa përjashtim çdo pushtet është në duart e një njeriu, është në duart e një partie. Sot është realitet më i hidhur i Shqipërisë partia-shtet”, u shpreh Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/707859360426533
tv6+1vlora
Discussion about this post