Kreu i Partisë Demokratike dhe ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha në një deklaratë nga selia e PD-së ka dënuar me ashpërsi pikëpamjet e kryeministrit Rama përsa i përket votimit të emigrantëve shqiptarë, që sipas Berishës janë shprehur nëpërmjet Alibeajt për një zonë të veçantë për emigracionin.
Gjatë fjalës së tij, Berisha e ka paralajmëruar Ramën që të mos luajë me lirinë dhe të drejtën e miliona shqiptarëve që ndodhen në mbarë botën.
Sali Berisha: Dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Ramës të konsiderimit të emigracionit dhe diasporës si një zonë e veçantë elektorale. E paralajmëroj që të mos luajë me lirinë dhe të drejtën e miliona shqiptarëve që janë sot nga të katër anët e botës. Ata do të ushtrojnë të drejtën e votës së tyre për kandidatët e qyteteve apo zonave të tyre të origjinës. Sot teknologjia online e bën këtë të mundur. Çdo përpjekje që ka shprehur nëpërmjet veglës së tij Alibeajt për një zonë të veçantë për emigracionin është një përpjekje e mirëfilltë antishqiptare, është një fyerje që ju bëhet emigrantëve shqiptarë në të 4 anët e vendit, që do të hasë rezistencë.
tv6+1vlora
Discussion about this post