Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot në një deklaratë për mediat krijimin e hartës së re gjyqësore, si një “rrënim i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një proces të rregullt gjyqësor”.
“Harta e re e gjyqësorit e Edi Ramës, është një ndëshkim i ri për qytetarët, një rrënim i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një proces të rregullt gjyqësor.
Pas përgjysmimit të gjykatësve e prokurorëve me pseudoreformën e sistemit të drejtësisë e vetingun gjueti shtrigash, vendosjen në kontroll të plotë të ekzekutivit, krijimin e stokut të dosjeve gjyqësore dhe mohimit de fakto të të drejtës për një proces të drejtë gjyqësor, Rama urdhëroi në një akt të papërgjegjshëm, dhe të mirëfilltë politik KLGJ e partisë të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi”, tha Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/3312837435664484
tv6+1vlora
Discussion about this post