I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë të mërkurë në Presidencë, për homazhe në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta të shtunën në moshën 56-vjeçare. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm.
“Nderimin tim më të madh, dhimbjen, për të ndarë me Odetën, Ersin dhe Fionën, zinë e kësaj gjëme të madhe që u ka rënë atyre, miqve të tyre, të afërmve, por edhe mbarë qytetarëve shqiptarë, të cilët tek Bujar Nishani kanë patur një qytetar shembullor. Familja një prind të shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba fisnik. Shteti Shqiptar, njërin nga shtetarët më dinjitozë në tërë historinë e tij. Shoqëria shqiptare dhe shqiptarët, njërin nga shërbëtorët më të përkushtuar të tyre. Bujar Nishani, në dekada ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar, me të cilin më lidhi, jo vetëm bashkëpunim i ngushtë, por edhe një miqësi e përsosur, një miqësi që nuk njohu ndonjëherë asnjë lloj rënie, përkundrazi erdhi gjithnjë në forcim”.
“Kujtimet për Bujar Nishanin janë të shumta dhe ai sot fizikisht nuk është më midis nesh, por e vërteta është që shpirtërisht ai është i gjallë, është përjetësisht i gjallë, në memorien time dhe të gjithë atyre që patën fatin e madh ta njohin atë si mik, bashkëpunëtor, të familjes, që pati një bashkëshort dhe prind të tillë dhe të mbarë shqiptarëve. Ndaj duke ndarë sot dhimbjen dhe zinë me familjen Nishani dhe shpreh ngushëllimet atyre, ngushëllimet e mia shqiptarëve që humbën sot ish-kreun e shtetit që i dha në atë detyrë dinjitet të madh institucionit të presidencës, por edhe mbarë shqiptarëve. I paharruar, i përjetshëm do mbetet kujtimi i tij”.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/358354942952303
tv6+1vlora
Discussion about this post