Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të shtunë një takim me kryetarët e degëve.
Berisha tha se së bashku me ta do të përcaktohen sot të gjitha qëndrimet, aktivitetin që PD do të ndërmarrë për të shndërruar këtë forcë politike, në një forcë politike në veprim.
Kryetari i PD tha se njerëzit presin drejtim nga selia blu tashmë. Ai u shpreh se përgjegjësia e përfaqësuesve të PD është të dalin sa më shpejt nga ajo që ai e quan “apati e trashëguar”.
“Unë e theksoj prapë, para jush dhe para publikut shqiptar se për momentin, Partia Demokratike ka dy armiq. Njëri është apatia e trashëguar, e induktuar në 8 vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj. Nga pazaret e pandershme dhe të turpshme të udhëheqjes së saj. Nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës. Do jap sot vetëm një shembull. Aktualisht një nga mbështetësit kryesorë të Bashizmit, ish-kryetari i Mallakastrës është njëkohësisht fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore. Ndaj edhe bilbilon Enkelejdi siç i thotë Rama. Për të mos thënë probleme të tjera madhore të bëra të qarta tani publikisht të Bashës e të ndonjë tjetri. Ky është një problem serioz për ne. Përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje. Është e vërtetë që këtë gjendje e krijuan pazaret e udhëheqjes me qeverinë, por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin e demokratëve nga Shtatori gjer sot që bënë një mrekulli të vërtetë të madhe për Shqipërinë dhe Europën. Ngritën në këmbë forcën e tyre opozitare si forcë e vërtetë opozitare. Ata presin një drejtim nga ne. Revolta, pakënaqësia, ndaj këtij regjimi zien dhe vlon jo vetëm në zemrat e demokratëve, por ju garantoj edhe të një përqindje të madhe të qytetarëve pa parti, por qoftë edhe PS-së apo partive të tjera. Përsëri sot për shkak të kësaj apatie, frika është e përhapur thellë”, u shpreh Berisha.
tv6+1vlora
Discussion about this post