Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në ambientet e selisë blu, aty ku dhe është pritur nga simpatizantë të PD-së, të cilët janë mbledhur për protestën e thirrur ditën e sotme.
Nga pamjet e transmetuara në media, ish-kryeministri shihet teksa është pritur nga simpatizantët me brohoritje, ku nuk kanë munguar as përqafimet.
Më herët është bërë me dije se protestuesit do mblidhen pranë ambienteve të selisë blu, për të marshuar më pas drejt Bulvardit “Dëshmorët e Kombit”.
Ndërkohë, Berisha përmes një postimi në “Facebook”, ae ka cilësuar protestën që do të mbahet sot në Tiranë si një “revolucion demokratik” dhe ka shprehur besimin e plotë për një mbështetje të gjërë nga qytetarët.
“Shqipëria po marshon drejt Tiranës!
Tirana vërshon sot në rrugët dhe sheshet e saj! Rroftë Revolucioni Demokratik!”, shkruan Berisha.



Discussion about this post