Këtë të shtunë ish-Kryeministri Berisha ka zgjedhur të zhvillojë një bisedë me ndjekësit e tij në Facebook. Ai tha se kur të vijë në qeveri do të bëjë që popullsia shqiptare të rritet.
Ish-Kryeministri Sali Berisha e quan pengmarrje të vendimit të Gjykatës faktin e mosregjistrimit dhe pasqyrimit në regjistrin e partive politike të ndryshimeve në statutin e PD në Kuvendin që ai mbajti më 11 dhjetor 2021. Ai tha se kjo bëhet për ta detyruar PD të mos hyjë në zgjedhje ose të hyjë me emër tjetër.
“Kemi marrje peng të vendimit të Gjykatës nga data 25 mars deri sot me qëllimin që PD të mos marrë pjesë në zgjedhje ose të detyrohemi të futemi siç u futëm para vendimit të gjykatës me koalicion tjetër”, tha Berisha.
Këtë të shtunë ish-Kryeministri Berisha ka zgjedhur të zhvillojë një bisedë me ndjekësit e tij në Facebook. Ai tha se kur të vijë në qeveri do të bëjë që popullsia shqiptare të rritet.
“2007-2014 numri i popullsisë në Shqipëri erdhi duke u rritur dhe jo duke rënë. Ndërsa në 7 vite të kësaj qeverisje janë larguar 744 mijë shqiptarë. Ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend ku popullata rritet nga viti në viti, ta shndërrojmë Shqipërinë në vendin e rinisë”, tha Berisha.
Discussion about this post