Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se zgjedhja e Bajram Begajt si President i ri i Republikës, ka shënuar vendosjen e monizmit në vend.
Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se të gjitha pushtetet janë në dorë të një njeriu dhe të një qeverie.
Sali Berisha: PD deklaron se pas datës 4 Qershor, Rama vendosi nën pushtetin e tij dhe institucionin e fundit që kishte mbetur dhe në vend u vendos sistemi monist i plotë dhe u varros sistemi demokratik. Sot, në Shqipëri, për herë të parë, pas 31 viteve të gjitha pushtetet janë në dorë të një njeriu të vetëm. Sot, si asnjëherë më parë, në pushtetin ekzekutiv është përfaqësues i vetëm një forcë politike, PS. Sot, të gjitha institucionet e larta shtetërore, janë të zgjedhura vetëm nga PS. Sot, në këtë shtet monist të gjithë kryetarët e institucioneve më të larta të drejtësisë, çdo gjyqtar përveç njërit që nuk i ka mbaruar mandati, janë të zgjedhur nga mazhoranca e PS. Sot, në Shqipëri të gjithë drejtuesit e komisioneve parlamentare janë deputetë të PS. Me zgjedhjen e presidentit të Republikës u vendos monizmi. Në Shqipëri, 4-5 oligarkë zotërojnë mbi 35 për qind të ekonomisë shqiptare.
Kreu i PD-së shton se data 4 Qershor e këtij viti, ditë kur u zgjodh Bajram Begaj Presidenti i ri i Republikës shënon zhdukjen e të gjitha kontrolleve duke mos pasur ekuilibër mes pushteteve.
Sali Berisha: Mund të thuhet se data 4 Qershor 2022, zgjedhja e njëanshme e Presidentit të ri të Republikës shënon zhdukjen e çdo lloj kontrolli. Pa kontroll dhe ekuilibër mes pushteteve nuk mund të ketë asnjë ushtrim pushteti. Me zgjedhjen e një presidenti nga mazhoranca, u zhduk elementi i fundit mes pushteteve. PD rikujton së pari, se kjo kapje e pushteteve nuk erdhi brenda një ditë, monizimi, marrja e pushteteve nga Rama erdhi si rezultat i modelit që ai trashëgoi nga bllokmentët, nga Partia e Punës. Rivendosja e monizmit u arrit nëpërmjet dhunës, varfërisë, terrorit, me të cilat Rama largoi nga vendi mbi gjysëm milionë shqiptarë.
Berisha po ashtu thotë se Rama arriti të marrë peng edhe drejtuesit e ish-opozitës.
Sali Berisha: Rama arriti të blejë dhe të marrë peng drejtuesit e ish-opozitës. Rama pati mbështetjen e fuqishme të George Soros, falë tyre ai vuri nën kontrollin e tij sistemin e ri të drejtësisë nëpërmjet pseudoreformës së këtij sistemi të ndërtuar nga Fondacioni i Shqipërisë së Hapur.
tv6+1vlora
Discussion about this post