Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot para mbështetësve të tij se ky Bajram i gjen shqiptarët më të varfër, sirenat e alarmit të varfërisë bien në gjithë vendin
“Para sakrificës tuaj dhe duke uruar sot edhe njëherë çdo shqiptarë në këtë ditë të bekuar, uroj që sakrifica juaj dhe të gjithë shqiptarëve të pranohet nga i gjithëfuqishmi dhe të shtohet në të mira për ju, për vendin, për shoqërinë shqiptare.
Ky Bajram i gjen shqiptarët më të varfër se Bajrami që ka kaluar. Ky Bajram i gjen shqiptarët më të pakësuar më të paktë në tokën e tyre se çdo Bajram tjetër që ka kaluar. Ky Bajram i gjen shqiptarët më të përçmuar më të vjedhur më të varfër se çdo Bajram që ka kaluar”, tha Berisha.
Ai tha se është e vendosur që kur të marrë pushtetin të dyfishojë rrogat dhe pensionet.
“Partia Demokratike është e vendosur që në një akt të parë të mos ketë shqiptarë në Shqipëri, cilido qoftë ai, fëmijë apo i rritur, pensionistë apo i papunë që të mos marrë minimumin jetik 220 euro në muaj.
Është jetike është emergjencë një shpërndarje e re e të ardhurave në Shqipëri dhe për shqiptarët.
Partia Demokratike është e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë rrogat dhe pensionet në mbarë vendin dhe të hedhë bazat e sigurta për dyfishimin tjetër në vazhdim.
Partia Demokratike beson se përgjysmimi i taksave është rruga për të nxitur inisiativën e lirë të shqiptarëve. Çdo njeri që dëgjon këto premtime, me të drejtë do të shtrojë pyetjen, ku do i merrni paratë? Ua them këtu me bindje absolute se paratë ekzistojnë por ato vidhen vidhen dhe vetëm vidhen”, tha Berisha.
Discussion about this post