Ish-Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e opozitës sot në orën 19:00 përpara godinës së Kryeministrisë.
Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët jashtë Parlamentit, Berisha tha se protesta e sotme është inaugurimi i procesit të largimit nga pushteti i Kryeministrit Rama.
Sipas tij, protestat nuk do të ndalen deri sa të arrijnë këtë qëllim.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/503677961556189
“Duhet të shpreh mirënjohjen dhe ftesën time për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohen në orën 19:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para ndërtesës së Këshillit të Ministrave për të shprehur në protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi kleptokratik i Edi Ramës.
Protesta ka skenarin e vetë. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më këtë regjim i cili nuk meriton të ekzistojë.
Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti, ç’ka do të thotë protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin e tyre madhor”, u shpreh Sali Berisha.
tv6+1vlora
Discussion about this post