Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference të organizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore tha se qeveria e Edi Ramës është e bazuar në skandale.
Sipas Berishës, PD ndodhej para alternativë të ekzistonte apo të shkrihej. Për kreun e selisë blu, PD duhet të ekzistojë sepse mbi 620 mijë shqiptarë e votuan në zgjedhjet e fundit.
“Para së gjithash, dua të falenderoj me mirënjohje, miqtë tanë, përfaqësues të partisë simotër të Suedisë, të fondacionit, për mbështetjen e çmuar në një nga fushat më kritike për PD-në dhe në veçanti për Lidhjen Demokratike dhe strukturat e saj. Kjo mbështetje është shumë e vlefshme sepse PD ndodhet dhe kaloi në një proces më të vështirin që mund të përshkruhet. Jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe kjo absolutisht jo për merita të qeverisë, por për dobësinë e opozitës, sepse ne këtu kemi pasur dhe kemi një qeveri që mund të përmblidhet me dy fjalë: “Scandal based government.” Qeveri e bazuar në skandale”. Ky udhëtim i opozitës në këto vite ka qenë udhëtim topitës, në një mënyrë ose tjetër për fatin më të keq si asnjëherë në këto 30 vite, dora e qeverisë u shtri mbi opozitën. Dhe tek shqiptarët u krijua përshtypja se Edi Rama është i pamundshëm, nuk mund të mundet dhe opozita si të thuash, i bën fresk atij. Në këtë kontekst, PD ndodhej para alternativës “To be or not to be” – Të ekzistonte apo të shkrihej. Por unë mendoja dhe mendoj se duhet të ekzistonte, sepse mbi 620 mijë shqiptarë e votuan në zgjedhjet e fundit. Por ajo që duhet të ekzistonte, duhej të ndryshonte në mënyrë rrënjësore, të paraqitet para shqiptarëve një parti tërësisht e ndryshuar përndryshe ata nuk kanë asnjë arsye të na besojnë ne”, tha Berisha.
tv6+1vlora
Discussion about this post