Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Kiev. Ai është ndalur tek personat që e shoqëronin kreun e qeverisë, por edhe ata që nuk kishin shkuar.
Sipas Berishës, Rama përjashtoi nga udhëtimi ministrat Peleshi dhe Xhaçka sepse e dinte që në bisedime Zelensky do t’i ngrinte çështjen e qëndrimit të tij të dyfishtë ndaj agresionit rus në Ukrainë.
“Rama shkoi në Ukrainë i shoqëruar vetëm nga Baton Stanishiq, Arben Malavita dhe Elisa e Skëderbuçit. Nga udhëtimi u përjashtuan ministri i Mbrojtjes Peleshi dhe e Jashtmja, Xhaçka. Udhëtimi i këtyre të fundit u refuzua nga vetë Rama. Kjo, sepse ai e dinte se në bisedime Presidenti Zelenski do t’i ngrinte Ramës çështjen e qëndrimit të tij të dyfishtë ndaj agresionit rus kundër Ukrainës. Dihet se Shqipëria nga njëra anë ka denoncuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe zbatuar sanksionet ndaj Rusisë, por nga ana tjetër, Edi Rama pranon turistët rus vrasës, përdhunues dhe pengmarrës në luftën në Ukrainë, të cilët vijnë nga Beogradi në Shqipëri për pushime dhe energji të reja për t’u kthyer më pas në front dhe vazhduar genocidin e krimet kundër njerëzimit, kundër qytetarëve të Ukrainës”, është shprehur Berisha në një postim në Facebook.
Sipas Berishës, Rama ka lejuar ankorimin misterioz të anijeve ruse në portet tona.
“Këto bisedime nuk mund t’i dëgjonin Peleshi dhe Xhaçka, sepse pa u kthyer në Shqipëri, gojët e tyre që nuk mbyllen kurrë, do të zbardhnin çdo gjë. Duke përfunduar, dënoj me ashpërsinë më të madhe politikën dy-fytyrëshe të Edi Ramës ndaj Ukrainës dhe kërkoj që kjo politikë të marrë fund menjëherë”, u shpreh ai.
tv6+1vlora
Discussion about this post