Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se rregulli i statutit të partisë se kryetari largohet nëse nuk fiton zgjedhjet, nuk vepron në zgjedhjet lokale.
Kjo, sipas tij pasi në zgjedhjet lokale pjesëmarrja është më e vogël se në ato për pushtetin në drit.
Ai shtoi se do të thotë mirupafshim nëse humbet në garë e zgjedhjeve të përgjithshme.
“Në rregullat e partisë asnjë lider nuk jep dorëheqjen për zgjedhjet lokale. Nuk janë zgjedhjet lokale testi i liderit, por unë kam vënë standardin. Në rast se ka humbje në zgjedhjet e përgjithshme dhe ka humbje në çdo rrethanë; mirupafshim. Dhe unë do ta mund Ramën në zgjedhjet e përgjithshme”, tha Berisha
Discussion about this post