Në një takim të zhvilluar në Tiranë me deputetëve dhe politikanë nga Suedia, me partinë simotër të PD-së, “Moderaterna” për rolin e grave në politikë në kuadër të zgjedhjeve vendore, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se partia më e madhe e opozitës rrezikonte të mos ekzistonte.
“Jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe kjo absolutisht jo për merita të qeverisë, por për dobësinë e opozitës, sepse ne këtu kemi pasur dhe kemi një qeveri që mund të përmblidhet me dy fjalë: “Scandal based government.” Qeveri e bazuar në skandale”. U krijua përshtypja se Edi Rama është i pamundshëm, nuk mund të mundet dhe opozita si të thuash, i bën fresk atij. Në këtë kontekst, PD ndodhej para alternativës “To be or not to be” – Të ekzistonte apo të shkrihej. Sot ne jemi opozitë e vërtetë”, tha Berisha.
Berisha u shpreh se opozita po ofron modelin e primarëve, ndërsa kundërshtarin i tij politik hoqi zgjedhjen me votë të drejtuesve të partive.
“Më së fundi Edi Rama hoqi votën për kryetarët e degëve të PS-së dhe riktheu absolutisht modelin tipik të Enver Hoxhës, në cilin ishin Sekretari i Parë i Komitetit Qendror dhe Byroja ata që emëronin kryetarët e Partisë së Punës në rrethe. Por këto qëndrime ndaj votës ndikuan në partinë tonë, në mënyrë të pamohueshme. Besoj se ne së bashku vendosëm një standard të ri këtë vit, vendosëm një standard duke votuar. Në standardet më të mira ata do të zgjidhen nga anëtarët dhe mbështetësit tanë dhe i japim fund kryetaro-kracisë si një rrugë e sigurt për të shmangur autokracinë në parti dhe vend në të ardhmen”.
Kryedemokrati Berisha iu bëri thirrje grave që të kandidojnë për kryetare bashkie, duke theksuar se në Europë po fryn era e së djathtës si në Bullgari, Suedi e Itali duke kërkuar që të zhvillohen sa më shumë takime me qytetarët.
tv6+1vlora
Discussion about this post