Ish kryeministri, Sali Berisha ka uruar besimtarët e krishterë shqiptarë për festën e Krishtlindjes. Nëpërmjet një postimi në facebook, Berisha shkruan se në këtë ditë lindi burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetëtimit perëndimor.
“Sot këtë ditë të shenjtë, ditë të bekuar, urojmë të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që ndodhen, Gëzuar Krishtlindjet! Gëzuar këtë ditë në të cilën lindi Hyji dhe burri që ndikoi më shumë se kushdo tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor. Këtë ditë lind shpresa, lind besimi i pakufijshëm tek e mira, tek e ardhmja. Le të urojmë të gjithë së bashku nga zemra që Krishtlindje të tjera të na gjejnë shumë më mirë, ashtu siç duam vetë dhe ashtu siç do shoqëria e kombi shqiptar”- shkruan Berisha.
Discussion about this post