Kryeministri, Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e Krishterë në Shqipëri për festën e Krishtlindjeve. Me anë të një postimi në facebook, Rama ka postuar një video, të fëmijëve të lindur në këtë mbrëmje të shenjtë.
“Mirëmëngjes dhe me magjinë e lindjes së jetës, ju uroj një ditë të bukur Krishtlindjeje”- shkruhet Rama.
Gjithashtu delegacioni i Bashkimit Europin në Shqipëri ka uruar besimtarët për festën e shenjtë. Ambasadorja Christiane Hohmann ka renditur Hapjen e Negociatave dhe mbajtjen e samitit në Tiranë si dy pikat më të rëndësishme që e kane përafruar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.
Këtë mëngjes po mbahet mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Meshën e mban kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ndërkohë që mbrëmë në Katedralen e ‘Shën Palit’ kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj drejtoi meshën për besimtarët katolikë.
Discussion about this post